Kryesore

Si kofini pas të vjelit! Rama reklamon kullat vrojtuese në plazhe, por në to nuk ka punonjës

12:06 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kullat vrojtuese në plazhe janë të vendosura, por në shumicën prej tyre nuk ka punonjës. Këtë të diel, kur pjesa më e madhe e qytetarëve iu janë drejtuar plazheve, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të reklamuar këto kullua vrojtuese në vendosura në plazhet shqiptare,




Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurt po forcohet dita-ditës në terren”, shkruan kryeministrit Edi Rama.

Në fakt kryeministri duhet ta dijë, se pas mbytjes në det të tre personave, të shtunën e kaluar në Durrës dhe Sarandë, atëherë autoritetet lëvizen. Por kur sezonit turistik i ka mbetur dhe pak kohë, a është mjaftueshëm kjo?

A mjafton paralajmërimi që ministri Klosi bëri për 12 kryebashkiaket që kanë plazhe në territoret e tyre?
Qeveria thotë se përgjegjësia është vetëm e bashkive. Rregullat e dhënies me qira të plazheve, detyrojnë qiramarrësin që të ofrojë edhe sigurinë, përfshi edhe rojet e plazheve. Rregullat janë vendosur me vendim qeverie, por në praktikë duket se vendimi gjen pak zbatim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.