EKONOMI

TVSH-ja te biznesi i vogël, të hënën afati i fundit për dorëzimin e deklaratës

13:10 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të sjellë në vëmendje të tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së), detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, brenda datës 16 korrik 2018. Biznesi i vogël, që hyri në skemën e TVSH-së në 1 prill, pas uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, duhet që të bëjë deklaratat e TVSH-së një herë në tre muaj. Janë rreth 11 mijë biznese, të cilat kanë detyrim dorëzimin e deklaratës. Administrata tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore. Gjithashtu, për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.




Kontrollet
Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut të Durrësit dhe Korçës, përkatësisht nga Gjiri i Lalëzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë. Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh. Në çdo dhjetë biznese që kanë qenë subjekt kontrolli nga Tatimet, 6 kanë rezultuar me shkelje.

Më konkretisht “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje, për “moslëshim kuponi hera dytë” janë konstatuar 3 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 59 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore. Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, iu bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomike konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.