BOTA

Arrestohet rusja për spiunazh në SHBA, ja çfarë kishte bërë me zyrtarët e lartë amerikan

22:34 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua ruse, e cila kishte tentuar të organizonte takime sekrete me zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar për spiunazh. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.




Disa orë pasi presidenti amerikan,  Trump, u takua me homologun e tij rus, Putin, dhe tha se Rusia s’ka pasur arsye të ndërhynte në zgjedhjet amerikane, Departamenti i Drejtësisë njoftoi për arrestimin e shtetases 29-vjeçare ruse, Maria Butina, dhe e akuzoi atë për spiunazh në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se Butina, e cila jeton në Uashington, ka vepruar si agjente brenda Amerikës, “duke krijuar raporte me persona amerikanë, dhe duke depërtuar në organizata me ndikim në politikën amerikane, me qëllim avancimin e interesave të Federatës Ruse”.

Ajo i ka kryer këto aktivitete, pa e njoftuar qeverinë amerikane se po punonte për Rusinë, gjë që kërkohet me ligj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.