POLITIKË

Asambleja e PS shtyhet për në shtator, Balla kritik me ministrat e qeverisë “Rama”

13:29 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë për në shtator mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Partisë Socialiste. Ndonëse ishte parashikuar që të mblidhet në Korrik, ajo të mbahet në muajin shtator.




Kështu është vendosur në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Ndërkohë që burime nga PS kanë bërë të ditur se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet pas pushimeve.

Mësohet se kreu i grupit, Taulant Balla ka kritikuar ministrat e qeverisë Rama për mungesat në seancat plenare.

Ndërkohë më herët ka qenë vetë kryeministri që ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në shtator, gjithmonë në bazë të analizës dhe bilancit të turit të llogaridhënies.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.