Kronikë

Digjet 67-vjeçari, i shpërthen bidoni me benzinë në dorë

20:17 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një-67-vjeçar në Qafë-Plloçë është plagosur dhe ka pësuar djegie pasi i ka shpërthyer një bidon me benzinë.




67-vjeçari B.G. banues në fshatin Buçimas, ishte duke transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur, e cila mendohet se ka shkaktuar dhe shpërthimin.

I moshuari u transportua për në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur.

Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.