SPORT

“Nuk u trishtova për Realin”, prezantohet Ronaldo: Juve është ekip i madh

20:13 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç ishte parashikuar, Cristiano Ronaldo është prezantuar sot tek Juventusi si blerja më e re e kampionëve të Serisë A. Gjatë konferencës për shtyp, ylli portugez ka shpjeguar arsyet pse zgjodhi “Zonjën” për të vijuar karrierën e tij. Ai ka thënë se nuk është trishtuar shumë që ka lënë Real Madridin pas një aventure 9-vjeçare.




Mirë se vini në Itali. Pse keni vendosur te zgjidhni Juventusin?

Ishte një vendim i lehtë për të ardhur tek Juventusi. Është një nga klubet më të forta në botë, edhe bashkëlojtarët më kanë thënë gjithmonë se është një klub ku mund të luaj. Është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Është një ekip i madh, një president i madh dhe një trajner i madh, ishte një vendim i lehtë për t’u marrë.

Çfarë keni ende për të bërë në jetë? Ka nga ata që thonë 7 Champions, 7 “Topa të Artë”. Çfarë shihni kur vështroni 10-15 vitet e ardhshme të jetës tuaj?

Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen, e tashmja është e qartë, më pëlqen futbolli, jam ende shumë i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat, nga Sporting tek Manchester, tani është Juventusi. Ka qenë një karrierë ëndrrash ajo e imja. Nuk kisha shpresuar asnjëherë se mund t’ia dilja, të fitoja atë që kam fituar në nivel personal dhe kolektiv. Është një sfidë e madhe për mua, jam shumë i përgatitur për këtë sfidë. Sigurisht gjërat do të shkojnë mirë, siç ka ndodhur në klubet e tjera. Jam i qetë dhe shumë optimist.

U largove në mënyrë të trishtë nga Reali. A do të vazhdoni me ekipin kombëtar?

“Jo, nuk jam i trishtuar fare, erdha këtu sepse është një sfidë e madhe për karrierën time, është një klub i madh, lojtarët e moshës sime zakonisht shkojnë në vende të tjera, me gjithë respektin e duhur, Katarin, Kinën … ardhja këtu më bën të lumtur, kështu që falënderoj Juventusin për mundësinë që më dha për të vazhduar karrierën time dhe gjithmonë do të bëj më të mirën për vendin tim, nuk do t’i kthej kurrë shpinën. Nëse do të kem akoma mundësi të ndihmoj Portugalinë përsëri, unë do ta bëj. Kjo do të jetë një fazë e rëndësishme për mua dhe e njëjta gjë vlen edhe për ekipin kombëtar portugez.

Këtë mëngjes tifozët e Juventusit e kërkuan Ligën e Kampionëve. Sa rëndësi ka për ju që Juventusi e kërkon atë kupë?

Liga e Kampionëve është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë. Ne do të luftojmë për të gjitha trofetë, Seria A, Kupën kombëtare dhe Champions League. Është shumë e vështirë për ta fituar për shkak të konkurrencës, unë shpresoj ta ndihmoj. Juve iu afrua shumë, por nuk e fitoi sepse finalet janë të paparashikueshme.

Me Alegrin e vendosët kur do të debutoni me bardhezinjtë?

Jo. Do të nis stërvitjen në 30 korrik, dua të debutoj në ndeshjen e parë të kampionatit.

Si ndiheni që jeni Cristiano Ronaldo, një shembull për të gjithë?

Siç e thashë është një sfidë shumë interesante, dua të jem gjithnjë një kampion jashtë dhe brenda fushës. Në stërvitje dua të ndihmoj të rinjtë. Kështu do të bëj gjithnjë. Kam nënshkruar për 4 sezone dhe shpresoj të fitoj shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.