OPINION

Për teatrin nën shi, një hale publike. Turp!

15:49 - 16.07.18 Artan Fuga
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për teatrin nën shi!
——————————




Nën çadër, në shi, me njerëz të respektuar, e miq, Orilda, Rudi, Ervini, bashkë me ta edhe unë, për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit.

Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp.

Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.

Turp!

As kam pikë fije dyshimi që çështja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.