BOTA

Takimi me Trump, Putin: Ky është fundi i Luftës së Ftohtë

20:48 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Duhet të lëmë pas krahëve këtë klimë të Luftës së Ftohtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet. Nuk ka nevojë për përballje, situata ka ndryshuar”. Kështu është shprehur lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, në konferencën e përbashkët për shtyp në kryeqytetin finlandez pas samitit me presidentin amerikan Donald Trump. “Nga ana e Moskës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane”, – ka shtuar Putin sa i takon “Russiagate”.




“Hetimi mbi ‘Russiagate’ ishte një fatkeqësi, ai na mbajti të ndarë, është një farsë. Ne ende duhet të gjejmë provat. Ishte një fushatë e ndershme zgjedhore. E munda Hillary-n në mënyrë të ndershme. ‘Russiagate’ ka futur në telashe marrëdhëniet e dy fuqive më të rëndësishme bërthamore”.

Kështu u shpreh Donald Trump në lidhje me akuzat e ndërhyrjes nga Kremlini në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA.

“E përsëris atë që kam thënë në shumë raste: Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë, dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë në punët e brendshme amerikane, përfshirë dhe zgjedhjet”, shtoi Putin, duke thënë se “çfarëdo prove e mundshme që ekziston, duhet të dalë në dritë “dhe ne mund ta analizojmë së bashku, nëpërmjet grupeve të sigurisë”.

“Ka pasur momente të vështira në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe kjo ka ndihmuar të krijojë një atmosferë të tendosur, por duhet ta lënë pas krahëve klimën e Luftës së Ftohtë dhe fërkimet e së shkuarës”, – theksoi Putin.

“Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, kemi bërë hapa përpara drejt një të ardhmeje të rëndësishme”, vijoi Trump në konferencën e përbashkët me homologun rus, Putin. Trump nënvizoi për “një dialog të fortë” me Putinin, duke siguruar që “SHBA-të duan vetëm bashkëpunim dhe paqe”. “Duhej ta kishim zhvilluar këtë dialog shumë kohë më parë, para se të merrja detyrën në Shtëpinë e Bardhë, kemi qenë të dy ‘budallenj’, SHBA-të dhe Rusia, të dy kemi bërë gabime”, shpjegoi Donald Trump.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.