SPORT

“Unë nuk kam kërkuar Neymar”, zbulohet arsyeja pse Zidane nuk e donte te Real Madrid

21:20 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Unë nuk kam kërkuar Neymar”, pati deklaruar Zinedine Zidane në 11 maj, kur u pyet gjatë konferencës për mediat, nëse Real Madrid kishte hyrë në tratativa me yllin brazilian.




Një përgjigje që surprizoi, por tani, gazetari brazilian, Andre Rizek hodhi dritë mbi atë çështje, përmes Sport Tv.

Sipas Rizek, që citoi një burim pranë Zizou, trajneri francez nuk ka aprovuar kurrë idenë e blerjes së yllit të PSG, që do të interferonte me lojën e tij në të njëjtën zonë ku është edhe terreni i Marcelo.

“Sot mora një informacion nga një mik i Zidane, që kishte qenë në një darkë me atë në Madrid, vetëm pak para se trajneri të largohej nga klubi.

Në atë takim, Zidane ishte hapur në lidhje me afrimin e mundshëm të Neymar. Ai mik i Zidane-s më konfirmoi se francezi nuk pëlqente idenë, për shkak se kuptonte që Marcelo dhe Neymar nuk mund të luanin bashkë, përveçse përballë skuadrave të vogla. Zidane kishte kuptuar se të dy futbollistët ushtronin aktivitetin e tyre sportive në të njëjtën hapësirë të fushës dhe nuk e shihte me sy të mirë blerjen e Neymar”, deklaroi gazetari brazilian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.