AKTUALITET

Bie gjyqtari i dosjes së ‘21 janarit’. KPK shkarkon Tom Ndrecën, fshehu kontaktet me kunatin e dënuar 

09:11 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tom Ndreca, anëtari i Gjykatës së Lartë, i cili ka gjykuar dosjen e “21 janarit”, nuk e ka kalauar Vettingun.




Në mbledhjen e sotme, KPK ka njoftuar sot se ai është shkarkuar nga detyra. Anëtari  i Gjykatës së Lartë doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit javën e kaluar, por nuk justifikoi pasurinë,

KPK, që përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, thotë se deklarimi i Ndrecës është i pasaktë dhe ka mungesë të ligjshme financiare për të justifikuar 1.3 milionë lekë.

Për këtë, Ndreca ka pretenduar se nuk i janë marrë në konsideratë të ardhurat nga viti 1980 e në vijim. Ndreca deklaron një apartament 120 m2 e garazh 18 m2 në rr. Muhamet Gjollesha të blerë në 2003 me vlerën e 2 milion e 400 mijë lekë, burim për të cilin është bërë shitja e një apartament në Rrëshen.

Gjithashtu, KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij.

Ndreca është justifikuar se nuk kishte dijeni se arrestimi me sasi të vogël kanabisi e fut një individ në botën e krimit të organizuar.

Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.