Horoskopi

Horoskopi i datës 17 Korrik 2018

00:00 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kushtojini vëmendje shëndetit këtë periudhë. Bëni kujdes për ato çfarë do të konsumoni. Mund të keni humbje nëse investoni pa marrë këshillën e duhur. Anëtarë të familjes mund të mos përmbushin pritshmëritë tuaja. Mos prisni që ata të veprojnë sipas dëshirës suaj. Sot, ju dhe partneri/partnerja juaj do të zhvilloni një bisedë shumë të këndshme romantike. Shijojeni këtë ditë dhe mos bëni gjëra të panevojshme.

Bëni kujdes të veçantë për ndjenjat e të tjerëve kur jepni një gjykim. Çdo vendim i gabuar, jo vetëm që do të ndikojë tek të tjerët por do t’ju dëmtojë edhe ju psikologjikisht. Do të kaloni një ditë interesante me miqtë, plot me aktivitete. Megjithatë mos dilni vullnetarë për të paguar pasi do të përfundoni në shtëpi me xhepa bosh. Sa i përket pjesës romantike, nuk do të jetë dita juaj më e mirë.

Emocionalisht nuk do të ndiheni të sigurt dhe nuk do të dini se çfarë kërkoni. Bëni shumë kujdes me financat. Shëndeti i femrave në familjen tuaj nuk do të jetë i mirë. Marrëdhënia në çift do të jetë shumë e mirë, por nuk do të zgjasë shumë. Nëse jeni të martuar do të kaloni një ditë plot stres. Ndërsa me miqtë do të kaloni një ditë të shkëlqyer. Bisedat natën vonë në telefon janë të këshillueshme, por mos e teproni.

Presioni nga shefat në punë dhe mosmarrëveshjet në shtëpi do t’u shkaktojnë stres. Kjo do të ndikojë negativisht në përqendrimin tuaj në punë. Mos ia impononi mendimin tuaj të tjerëve dhe dëgjoni çfarë thonë të tjerët nëse doni të shmangni konfliktet. Ka gjasa të përjetoni një tjetër lloj romance. Mos i bëni të tjerët të kenë kuriozitet të dinë sesi ndiheni ju sot. Sot mund të takoheni me një mik të vjetër dhe të kujtoni kohët e bukura që keni kaluar bashkë. Gjysmën e parë të ditës mund të ndiheni të lodhur, por gjithçka do të ndryshojë më pas.

Është koha e duhur që të kontrolloni peshën tuaj trupore, të nisni ushtrimet fizike dhe kujdeseni maksimalisht për shëndetin. Ana financiare nuk do të jetë ashtu siç dëshironi, pasi do t’iu dalin disa të papritura. Marrëdhëniet personale do t’i keni nën kontroll. Nëse keni në plan të udhëtoni bëni shumë kujdes për valixhen. Nëse do të ndihmoni dikë vullnetarisht, do t’ju bëjë të ndiheni më energjik.

Ruajeni qetësinë me çdo kusht, sepse mund t’ju kushtojë dëme të pariparueshme. Nëse kontrolloni veten, do të jeni në harmoni. Sot përpiquni të mos shpenzoni. Duhet të respektoni të tjerët dhe të keni besim tek ata. Sa i përket dashurisë, është dita juaj me fat. Partneri juaj do t’ju surprizojë sot dhe do t’ju bëjë të ndiheni krejtësisht ndryshe duke ju përmbushur plotësisht emocionalisht. Mos u shoqëroni me njerëz që ju lëndojnë. Mundohuni t’i shmangni që të mos prishni ditën tuaj.

 

Gjatë ditës së sotme do të përballeni stres, për shkak të presionit në punë. Ana financiare do të përmirësohet dhe kjo do t’ju bëjë të bëni blerje të rëndësishme. Nëse jeni prind, do të jeni shumë të angazhuar pas pune. Kujdes kur të flisni me partnerin tuaj, kontrolloni fjalët se mund të lëndoni njëri-tjetrin. Sot do të përballeni me çështje të ndryshme, ndaj duhet të jeni shumë të vëmendshëm.

Do të ndiheni të lodhur fizikisht e mendërisht për shkak të hidhërimit. Sjellja juaj prej kokëforti/e do të ofendojë familjarët dhe miqtë tuaj të ngushtë. Sot do të kuptoni se partneri juaj është ai që ju do të dashuroni gjatë gjithë jetës. Kujdesi për look-un tuaj do t’ju sjellë kënaqësi. Ka gjasa që në fund të ditës të shkoni në një restorant shumë interesant.

Puna e bamirësisë që keni ndërmarrë sot do t’ju sjellë paqe mendore. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet në pjesën e dytë të ditës. Megjithatë, bëni kujdes me shpenzimet, sepse duhet të mendoni edhe për të ardhmen. Partneri/partnerja juaj do të jetë shumë romantike sot. Pas shumë kohësh, sot ju do të flini aq sa dëshironi.

Ju do të keni kohë të mjaftueshme për veten tuaj sot. Dilni për një shëtitje të gjatë, do t’i shërbeje shëndetit tuaj. Vështirësitë financiare duket se do të kapërcehen falë ndihmës së prindërve tuaj. Dialogu i duhur dhe bashkëpunimi do të përmirësojnë marrëdhënien me bashkëshortin. Sot, mund të ndiheni i stresuar për shkak të shëndetit të bashkëshortit/es. Gjumi është një domosdoshmëri, por nëse e teproni mund të dëmtoni trupin tuaj.

Nuk është një ditë e mirë për të bërë investime. Dikush me të cilin jetoni do të jetë shumë i acaruar me veprimet tuaja të fundit. Dashuria e njëanshme do të prishë lumturinë tuaj. Kushtoni kohën dhe energjinë tuaj për të ndihmuar të tjerët, por mos merrni pjesë në çështje që nuk ju shqetësojnë aspak. Ju do të kaloni një kohë të mirë me miqtë.

Bëni ushtrime fizike për të qenë sa më shumë në formë, pasi kjo do të ndikojë edhe në shëndetin tuaj mendor. Mos shpenzoni më shumë seç keni mundësi. Do të keni një ditë të lodhshme me fëmijët tuaj. Kontrolloni natyrën tuaj impulsive, sepse mund të shkatërrojë miqësinë. Mendoni pozitivisht dhe bëni sa më shuam përpjekje për të zgjidhur problemet tuaja. Jeta martesore është ndonjëherë kërkuese. Nëse nuk plotësoni kërkesat, do të përballeni me pasojat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.