KULTURË

“Il fatto quotidiano”: Në Tiranë do shembet teatri italian, akuzat hedhin hije mbi negociatat me BE

12:20 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çështja e Teatrit Kombëtar i ka kaluar tanimë kufijtë e Shqipërisë. Gazeta italiane “Il fatoo quotidiano” ka publikuar një artikull me titull “Në Tiranë do shembet teatri italian, akuzat për spekulime hedhin hije mbi negociatat me BE”.




Artikulli vëren se parlamenti e ka miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit dhe në vend të tij ka një projekt arkitektësh të njohur danezë, por që është kundërshtuar fort nga artistët, opozita dhe qytetarët. Shënohet se janë hedhur “akuza të rënda për përfitime nga politika e Partneriteteve Publike-Private (të cekur nga FMN dhe hedhin hije mbi negociatat me BE) për të krijuar fitime të dyshimta.

“Zemra italiane e Tiranës ka të ngjarë të vazhdojë të fshihet nga buldozerë dhe ligje të veçanta. Duhet hapësirë për ndërtesa të reja, pikërisht atje, në ato pak mbetje të qendrës historike të kryeqytetit shqiptar”, shkruhet në gazetën italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.