EKONOMI

Koncesionet pa garë, Braçe: Mbi 319 kontrata po shkatërrojnë vendin

14:20 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer dhënien e koncesioneve dhe tenderëve me ofertë të pakërkuar në një praktikë pune, duke eliminuar garën mes kompanive. Gjatë mbledhjes së të hënës, Tabaku tha se 4 nga 7 projektet e paketës “1 miliard” janë dhënë pikërisht në këtë formë. Forma e ofertës së pakërkuar është kundërshtuar edhe nga kreu i komisionit, Erjon Braçe, i cili tha se në shtator do të propozojë heqjen e saj nga ligji aktual. Sipas tij, aktualisht numërohen mbi 319 kontrata të dhëna pa garë, çka sipas tij po shkatërrojnë vendin. Aktualisht, Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin aktual, duke synuar rritjen e kontrollit gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga Autoritetet Kontraktuese, me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.




Rishikimi i ligjit
Në shtator, qeveria do të rishikojë ligjin për dhënien me koncesion duke përjashtuar të gjitha ofertat e pakërkuara, një kërkesë kjo e përsëritur edhe nga FMN. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe bëri të ditur nismën pas një debati të zhvilluar me opozitën. Deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për abuzime me projektet Partneritet Publik Privat. “Si ka mundësi kur në të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë me ofertë të pakërkuar, çfarë gare është kjo?! E njëjta gjë ka ndodhur me çdo PPP, me koncesionet. Unë kam publikuar në këtë komision edhe tendera për Prokurime Publike, një në tre tendera jepet pa garë. Ky është një shqetësim i madh, por qeveria hesht dhe nuk kthen përgjigje”, – tha Tabaku. Por, Erjon Braçe deklaroi se diskutimet do të nisin në sesionin e ardhshëm. Sipas tij, ligji aktual është ai i miratuar prej qeverisë “Berisha”. “Për mua, ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe PPP duhet të nisin dhe të mbarojnë me eliminimin e formës së gjetur të PPP në ligjin që u trashë-gua prej jush, propozim i pakërkuar. Sipas atij ligji, janë një mori me çështje dhe koncesione që janë dhënë në të shkuarën dhe që po jepen edhe tani”, – tha Braçe.

Pastrimi i parave
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave i kërkon mazhora-ncës, që deputetët e saj të specializuar të diskutojnë në këtë komision çështjen e pastrimit të parave, pas qindra denoncimeve të bëra publike pak ditë më parë nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Erion Braçe ka deklaruar se çështja e pastrimit të parave në Shqipëri duhet diskutuar jo vetëm në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, por edhe në atë të Ekonomisë dhe Financave. Kreu i këtij komisioni, Braçe e ka bërë këtë kërkesë ditën e sotme, teksa ka mbledhur këtë komision, ku ka deklaruar se shumë shpejt do i dërgojë kryetarit të Kuvendit një kërkesë për rikthimin e praktikës, për të raportuar në këtë komision nga ana e institucioneve, se çfarë po ndodh në vend për këtë çështje. Braçe theksoi se këtë kërkesë do ia dërgojë shumë shpejt kreut të Kuvendit, që të bëhet transparencë se çfarë po ndodh në vend, apo çfarë kanë zbuluar institucionet përkatëse.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.