Nostalgji

Nostalgji/ Zhgenjehet Blendi Fevziu. Monda, poza para posterit të TK-së

16:00 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zhgenjehet Blendi Fevziu. Monda, poza para posterit të TK-së




Zhgenjehet Blendi Fevziu
Humbja e Bayren Munchen në Champions League tronditi gjithë tifozët gjermanë. Mes tyre edhe gazetarin e njohur Blendi Fevziu, i cili bashkë me deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho (në cep të fotos), u nis drejt Madridit për ta shijuar ‘live’ spektaklin futbollistik. Madje, Fevziu ka bërë edhe një foto pak çaste para se të shënonte golin e parë Interi për ta mbajtur si kujtim. Ky ishte në fakt edhe momenti i fundit gjatë ndeshjes, ku ai ishte buzagaz, se më tej jo vetëm që foto nuk bëri, por edhe fytyra e tij nuk kishte më pamjen që shohim. Sigurisht, për të gjithë tifozët e gjermanëve ky ishte një zhgënjim i madh!

Monda, poza para posterit të TK-së
Deklaratat e saj të fundit në konferenca shtypi si deputete i kanë zhgënjyer pak fansat dhe mbështetësit e saj, të cilët nuk e kanë menduar ndonjëherë se aktorja Rajmonda Bulku do të fliste njësoj si lideri i saj. Megjithatë larg politikës, në ambientet e Teatrit Kombëtar, ajo ruan të njëjtin imazh dhe elegancë për të cilën është komplimentuar ngaherë. E për të afirmuar edhe njëherë elegancën e saj, ajo ka pozuar në këtë foto para posterit të shfaqjes së fundit në TK. “Darka e gabuar”.

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.