SPORT

Parisi pret me madhështi heronjtë e Moskës

09:02 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parisi dhe e gjithë Franca priti heronjtë e saj. Avioni me në bord kampionët e rinj të botës u ul në aeroportin “Charles De Gaulle” në orën 17:00, ndërsa të parët që zbritën nga aeroplani ishin kapiteni Hugo Loris dhe trajneri Didie Dëshamp, me trofeun e Kupës së Botës në duar.




Një oqean njerëzish kishin dalë në bulevardin më të rëndësishëm të kryeqendrës franceze, “Champs Elysee”, për të nderuar heronjtë e tij dhe për t’u dhënë 23 lojtarëve dhe stafit teknik një përqafim të ngrohtë. Pavarësisht vapës së madhe, bulevardi ishte i tejmbushur nga qytetarët e Parisit, por jo vetëm, pasi ishin të shumtë ata që donin të përshëndetnin beniaminët e tyre.

Autobusi me 23 heronjtë e Moskës hyri në bulevard i shoqëruar nga forca të rrepta sigurie. Deshamp dhe djemtë e tij u përshëndetën me tifozët e panumërt dhe u nderuan nga parada e forcave ajrore që krijuan flamurin trikolor në qiellin e Parisit për të shkuar më pas në pallatin Elize, aty ku i priti presidenti Emannuel Makron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.