Kronikë

Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 25-vjeçari

22:04 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur  si pasojë e një aksidentit të ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përplasën tre makina.




Mësohet se 25-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili do të zbardhe rrethanat e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.