Kryesore

Rama paralajmëron ministrat: Tani erdhi koha…

16:21 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk do të jetë i lehtë, por do t’ia dalim”. Kryeministri Edi Rama, në krah të komisionerit Johannes Hahn paralajmëroi se për qeverinë e tij muajt në vijim nuk do të jenë të lehtë.




Nis zyrtarisht faza përgatitore për çeljen e negociatave, një proces që kërkon angazhim të përditshëm të strukturave të shtetit.

Është një hap i rëndësishëm por dhe i vështirë. Kërkon një angazhim solemn të përditshëm nga të gjithë strukturat e shtetit dhe ritëm të lartë në funksion të arritjes së të gjithë objektivave të kësaj faze. Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi. Jo vetëm për të thelluar reformat në fushat me rëndësi jetësore”, tha Rama.

Kryeministri tha se plotësimi i masave do të monitorohet nga qeveria dhe do t‘i raportohet periodikisht Komisionit Evropian.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Qeveria do të ketë si koordinatore për këtë proces Ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme, ministri e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit.  Shqipëria dhe Maqedonia ia dolën të kapërcejnë dallgën e madhe të momentit, varet nga ne zhvillimi i proceseve për të ecur para. Pa diskutim që kjo fazë e re e kësaj rruge aspak të lehtë nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkushtim shumë të shtrenjtë për Shqipërinë.

Qoftë Franca apo Holanda u hapën dhe ofruan një zgjidhje pozitive kompromisi që e vlerësojmë shumë ashtu sikundër vlerësojmë faktin, që pas kësaj marrëdhëniet tona me komisionin dhe këto vende që na kanë mbështetur, por edhe Francën dhe Holandën janë forcuar dhe intensifikuar.

Me Presidentin e Francës apo kryeministrin e Holandës kam parë vullnet pozitiv për të vendosur në dispozicion eksperiencën dhe mbështetjen e tyre me dëshirën e madhe që Shqipëria t’ia dalë dhe bindjen e krijuar, që qershori i ardhshëm do të jetë i formalizimit të negociatave. I shpreh komisionerit mirënjohjen për gjithçka ka bërë dhe besimin që ne do ia dalim falë edhe mbështetjes. Rezultatet edhe të vettingut po flasin çdo ditë, pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfektë, pastrimi i sistemit të drejtësisë është i pakthyeshëm dhe përjashtimi i shumë figurave që mbanin deri dje peng drejtësinë dhe ishin super pushteti, janë provë e vullnetit dhe drejtësisë së gjithë asaj pune. Rruga deri në funksionimin e plotë të drejtësisë është ende e gjatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.