SPORT

Benzema shkon te Napoli?

15:17 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zërave për Edinson Cavanin e Paris Saint Germait, tani ka thashetheme për një tjetër lojtar në klubin e Napolit.




Sipas Daily Star, është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Për francezin Napoli në ditët në vazhdim pritet të bëjë ofertë në vlerë 45 milionë euro.

Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit është një nga më të përmendurit në tregun e transferimeve. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.