Tech

Gjobë rekord për Google

13:58 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian ndëshkoi gjigantin e kërkimeve në internet Google me gjobë rekorde prej 4.34 miliardë euro, për shkak të Androidit.




Komisioni Evropian tha se firma ka përdorur sistemin operativ celular “për të çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”.

Kompanisë aksionere në Google, Alphabet, i janë dhënë 90 ditë kohë për t’i ndryshuar praktikat e biznesit- në të kundërtën, do të përballet me ndëshkime të tjera.

Gjoba është më e madhja që ka vënë Komisioni Evropian kundër një firme të vetme. Komisionerja evropiane për Konkurrencë, Margrethe Vestager, tha se Google “ua ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca efektive në sferën e rëndësishme mobile”. Kompania, me qendër në Kaliforni, tha se do ta apelojë gjobën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.