SPORT

James Rodriguez përsëri drejt Real Madridit

16:19 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

James Rodriguez mund ta kthejë përmbys merkaton e kësaj vere. Disa ditë më parë mesfushori bëri me dije që dëshiron të rikthehet te Real Madridi.




Kthimi i tij te “Los Blancos” mund të ndikojë drejtpërdrejt te Barcelona. Bayern Munich ka një listë me emrat e zëvendësuesit të Rodriguez dhe në krye qëndron emri i Ivan Rakitic.

Kroati pëlqehet shumë në “Arena Allianz” dhe tekniku i bavarezëve, Niko Kovac, duke përfituar nga fakti që është kroat, mund ta bindë mesfushorin të nënshkruajë me Bayernin.

Nëse James rikthehet në Madrid, Bayerni do të nisë procedurat për të nënshkruar me Rakitic.

Sipas “Don Balon”, futbollisti më përpara ka hedhur dyshimet për një largim të mundshëm nga Barcelona dhe duket se çelësi për largimin e tij është rikthimi te Real Madridi i James Rodriguez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.