BOTA

Kim Jong-un i ashpër me zyrtarët për projektet ekonomike, por “look-u” i tij i verës tërhoqi vëmendjen

12:21 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Jong-un e ka vendosur rritjen ekonomike si objektiv kryesor, pas armëve bërthamore. Kësisoj, ai ka nisur personalisht inspektimin, për të parë ecurinë e disa prej projekteve kryesore.




Në një stacion energjetik, ai u ankua se vetëm 70 për qind e punës kishte përfunduar ndërkohë që ndërtimi ka nisur 17 vite më parë.

Në një hotel, ai vuri re se gjashtë vite në projekt ndërtimi dhe ende suvatimi nuk kish përfunduar.

Ndërsa duke vizituar një resort pushimesh, ai nënvizoi se vaskat ishin të pista dhe jo higjienike, sipas raportimit të agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Pas vizitës në një fabrikë çantash ndërkohë, ai tha se komiteti lokal i partisë, punonte në mënyrë sipërfaqësore.

Analistët thanë se raportet e inspektimeve tregojnë dëshirën e Phenianit për t’u përqëndruar tek zhvillimin ekonomik, pas ërmëve bërthamore.

Por, përpos kritikave, veshja e tij tërhoqi mjaft vëmendjen.

Lideri i Koresë së Veriut i shokoi të gjithë, teksa kishte hequr dorë nga veshja e tij e zezë karakteristike.

Ai kishte zgjedhur një këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë gri të gjera, të cilin mediat e quajtën si look-u i “verës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.