POLITIKË

Kuvendi mbyll punimet pa pritur dekretin e Presidentit për Teatrin

13:03 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën e 23 korrikut, Parlamenti do të mbyllë sesionin, duke mos pritur kështu dekretin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për teatrin. Afati i fundit që Presidenti të vendosë për kthimin pse jo të ligjit në Parlament është 30 korriku. Mirëpo, parlamenti do të mbyll sesionin të hënën.




Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja demokrate e Komisionit, Jorida Tabaku u shpreh se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit.

“Më në fund, qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, u shpreh Tabaku, e cila i kërkoi qeverisë që, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, “pas pushimeve të gushtit, t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Vendimi i qeverisë, për të mbyllur Parlamentin pa pritur dekretin e Presidentit vjen pas denoncimit nga opozita dhe artistët të ligjit korruptiv të teatrit, prej të cilit Edi Rama përfiton 205 milionë Euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.