POLITIKË

Me shprehjen e Ilir Metës, Veliaj flet për teatrin e ri

13:46 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në krah të presidentit Ilir Meta dhe duke përdorur fjalët e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për teatrin. Kryebashkiaku shprehu bindjen se do gjendet vullneti për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.




Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me debatin për Teatrin, kryebashkiaku tha se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re moderne, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët.

“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”, u shpreh Veliaj.

LEXO EDHE: Ligji i Teatrit të ri, Meta: S’do ndikohem nga asnjë faktor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.