Kryesore

Nga “hienat”, te “Zogu” i Tiranës, ja debati në Komisionin e Sigurisë

09:01 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani – Partia Demokratike nuk mori pjesë dje në votimin e Kodit Rrugor, edhe pse në parim ishte dakord me propozimin që shtetasit e huaj dhe emigrantët të mund të shpëtojnë pezullimin e patentës duke paguar dyfshin e gjobës. Në Komisionin e Sigurisë ndryshimet kaluan vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që nisma do të mbesë në sirtar deri kur opozita të japë konsensus, pasi duhen 84 vota.




Teksa Ministria e Brendshme ka propozuar 10-fishimin e gjobave për shoferët, të cilët do të kapen duke përdorur telefonin celular në makinë, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka propozuar një nen të veçantë sipas të cilit, shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë mos t’u pezullohet leja e drejtimit në rast shkeljeje, me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës. Ky projektligj u diskutua në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku deputeti i PD, Ervin Salianji, në emër të opozitës u shpreh kundër rritjes se kësaj gjobe. “Ju nuk jeni autoritet fetar dhe as mësues kujdestarë. Boll u tallët me ‘show’, jepini zgjidhje torturës së qytetarëve me radhët nëpër komisione patentash, me pagesat në Kinostudio dhe me bllokim makinash në cepin tjetër, me gjoba të larta dhe me korrupsion të nivelit të lartë. Sillni ligje vetëm për ashpërsimin e masave represive për qytetarët, për kundravajtje dhe keni zbutur ligjet për drogën, për krimet, për korrupsionin. Duhet riparë Kodi Rrugor për të pasur lehtësira për qytetarët dhe jo si mundësi për të zhvatur para qeveria. Çdo ashpërsim i masave represive rrit potencialin për korrupsion. Përveç turpit tjetër që ligji funksionon vetëm për të varfrit ose qytetarët dhe jo për pushtetarët dhe të fortët”, theksoi z.Salianji. Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.

Debatet
Debati në Komisionin parlamentar të Sigurisë u përqendrua më tej tek situata e rritjes së kriminalitetit në vend. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, akuzoi institucionin e vetingut se po përdor standard të dyfishtë për shkarkimin e gjyqtarëve, ndërsa këtë situatë e lidhi politikisht. Noka deklaroi se një gjyqtar u shkarkua pse nipi i tij ishte arrestuar me një sasi të pakonsiderueshme kanabisi, ndërsa tha se ministri i Brendshëm ka vëllain trafikant dhe vijon detyrën. “Gjyqtar Dizdari shkarkohet sepse ka një kushëri që paska probleme, gjyqtari Tom Ndreca shkarkohet sepse kunati i tij qenka kapur me 0.4 gr hashash dhe qeveria juaj e quan anëtar të krimit të organizuar. Ndërsa vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar për trafik droge nuk qenka anëtar i trafikut të drogës”, theksoi deputeti i PD-së.

Debati te “Siguria” nga “hienat”, te “Zogu” i Tiranës

Flamur Noka: Kemi raportin e antidrogës italiane. Shqipëria u bë aerodrom i avionëve të drogës. Të gjithë i panë. Adriatiku u kthye në autostradë të drogës. Ky kryeministër mashtrues, që quhet narkoedirama. Raporti thotë që sekuestroheshin 41 tonë në ditë. E mbani mend para disa kohësh siç thoshte që nuk ka drogë në Shqipëri, një ditë të bukur tha që e fituam betejën me drogën. Tha që 99.8 për qind e drogës në Shqipëri është zhdukur, droga gjithandej. Gjyqtar Dizdari shkarkohet sepse ka një kushëri që paska probleme, gjyqtari Tom Ndreca shkarkohet sepse kunati i tij qenka kap me 0.4 gr hashash dhe qeveria juaj e quan anëtar të krimit të organizuar. Ndërsa vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar për trafik droge nuk qenka anëtar i trafikut të drogës.

Pjerin Ndreu: Është emergjente, sepse jemi përballuar me situata skandaloze.

Ervin Salianji: Po të shkosh për të dalë në komisione duhet të shkosh që në 5 të mëngjesit dhe nuk i japin zgjidhje çdo ditë. Prandaj ky propozim për një nen të posaçëm nuk zgjidhet në këtë situatë.

Flamur Noka: Është shndërruar në një noter të qeverisë. Tashmë është e qartë që edhe në ligjet që kalojmë, ky parlament ka humbur sensin. Ka rezultuar që është noter i babëzisë së kryeministrit. ‘Zogu’ i Tiranës është. Është e paprecedentë që qeveria pasi ka vjedhur për 5 vjet rresht, t’i turret si hiena pronës publike.

epse duhet të vidhet historia e këtij vendi që nga dita kur mister babëzia erdhi në pushtet bashkë me ‘Zogun’ e Tiranës.

Xhemal Qefalia: Indrit Fortuzi është “Zogu” i Tiranës.

Ermonela Felaj: Procedura është e gjatë dhe burokratike dhe menduam që kjo alternativë do të ishte e duhura. Duam mendimin e opozitës.

Ervin Salianji: Ju nuk jeni autoritet fetar dhe as mësues kujdestar. Boll u tallët me ‘show’, jepini zgjidhje torturës së qytetarëve me radhët nëpër komisione patentash, me pagesat në Kinostudio dhe me bllokim makinash në cepin tjetër, me gjoba të larta dhe me korrupsion të nivelit të lartë. Sillni ligje vetëm për ashpërsimin e masave represive për qytetarët për kundravajtje dhe keni zbutur ligjet për drogën, për krimet, për korrupsionin. Duhet riparë Kodi Rrugor për të pasur lehtësira për qytetaret dhe jo si mundësi për të zhvatur para qeveria. Çdo ashpërsim i masave represive rrit potencialin për korrupsion. Përveç turpit tjetër që ligji funksionon vetëm për të varfrit ose qytetarët dhe jo për pushtetarët dhe të fortët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.