Show-Bizz

“Noizy është bukëshkalë, e mora nga stoli dhe e bëra artist”, përplasen ashpër reperët

15:20 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GBMC ka qenë një ndër producentët e parë I reperi Noizy. Ndër këngët më të famshme të rpodhuara prej tij janë: “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” si dhe “OTR me zemër”.




Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN, studion e tij si dhe foli për projektet, shoëbiz-in shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.

Kujtojmë se në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR.

I pyetur nga moderatori për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist. Producenti akuzoi Noizyn se nuk e ka përmendur asnjeherë të mirën që I ka bërë, madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar.”I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po kur eshte bere ,zagari ujk?!po fshatari buze bythegomari nuk mund te behet kure artist ,Jo a Jo repist duke recituar cfar Ben ne mes tirone o plako, turp kush e degjon kete budallain me brire……

    Përgjigju ↓