Nostalgji

Nostalgji/ Ana pozitive e së urisë për Oltën. Dhe i fundit u dorezua Taulanti…

16:00 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ana pozitive e së urisë për Oltën. Dhe i fundit u dorezua Taulan




Ana pozitive e së urisë për Oltën

Greva e urisë i shkaktoi humbje të mëdha në peshën trupore, rreth 10 kilogramë. Por ja që në fakt kjo ka pasur edhe anën e vet të mirë. Pasi tashmë, deputetja socialiste Olta Xhaçka ka arritur peshën më të mirë të mundshme që kur është bërë personazh publik. Ja ku shfaqet edhe sot në “Bluetooth” me një pamje tejet elegante, e veshur me një kostum të zi (që para një muaji nuk kishte shanse t’i bënte). Në këtë rast elegancës së saj i shkojnë për shtat edhe aksesorët; çanta në përputhje me tendencat e fundit të modës, syzet në kokë, këpucët me shkëlqim, apo edhe varësja jeshile që mbante në qafë, për të thyer deri diku zymtësinë dhe për të treguar se Olta ende ka shpresë se kutitë do të hapen…Ndonëse Gramozi e di mirë që Doktorit nuk i ndërrohet kollaj mendja, Olta s’do t’ia dijë, ajo vazhdon shpreson!

Dhe i fundit u dorezua Taulanti…

Dhe më në fund ata u rikthyen në parlament…Por, ai që u kthye më në formë nga të gjithë, pas grevës së urisë 19-ditore që u mbajt para Kryeministrisë ishte deputeti Taulant Balla, i cili humbi vetëm katër kilogramë. Këtë gjë ia kanë vënë në dukje edhe kolegët e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ku Taulanti kishte sjellë të printuara edhe fotografitë e realizuara gjatë grevës. I ndjerë në faj për këtë gjë, Taulanti ka ngritur duart lart duke u justifikuar se ndoshta kishte ndikuar “ikja e tij dyditore në Bruksel në fillim të grevës”, që ai nuk ra nga pesha sa shokët e tij.

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.