Kronikë

Raporti i Antimafias italiane, përmendet dhe rasti i Saimir Tahirit. Çfarë thotë për krimin shqiptar

12:52 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vdekja e Toto Riinas ka bërë që mafia siciliane e Cosa Nostra të jetë në një nga nivelet më të ulëta. Megjithatë raporti i Drejtorisë Hulumtuese të Anti-Mafia, që analizon gjashtë muajt e fundit të 2017 nxjerr një tjetër panoramë. Kur vjen puna tek shitja e drogës Cosa Nostra bashkëpuntorët më të fuqishëm i ka shqiptarët.




Pikërisht në raportin e DIA-s përmedet operacioni “Rosa dei venti”, ku u arrestuan anëtarët e grupit kriminal të Habilajve, e që shkaktoi tërmet politik në Tiranë. Ishte pikërisht rasti ku dyshohet së është përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por çfarë thotë raporti i DIA-s, për grupet shqiptare në Itali?
Kriminaliteti shqiptar konsiderohet si organizimi i huaj me prezent në Itali. “Ka një aftësi të madhe për rekrutimin e të rinjve dhe rinovimin e organizatës në kohë rekord. Organizatat kriminale shqiptare herë pas herë kanë sjellje të ashpër mes veti të përqendruara në mënyre të veçantë në larjet e hesapeve mbi bazën e rregullave të ashpra të Kanunit. Nuk është aktiv dhe shumë i fuqishëm vetëm në aspektin e narko-trafikut por edhe në atë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe bastisjes se shtëpive dhe bizneseve

Raporti vë ne dukje lidhjet e forta të organizatave kriminale shqiptare me grupet kriminale italiane në Puglia dhe Brindisi të cilat kanë bërë të mundur futjen nga deti Adriatik të tonelatave me marijuana edhe gjatë vitit 2017. Po ashtu përmendet dhe rruga e eroinës nga Turqia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.