Show-Bizz

Me rroba banje e tepër tërheqëse, Soni Malaj zbulon setin e ri fotografik

12:50 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në shijen e suksesit në muzikë, pas arritjeve të njëpasnjëshme në tregun latin, me dy hitet e saj të fundit, ajo po na tregon se pikësynimet janë të qarta sa i takon këngës dhe këtë po na e dëshmon me fakte. Jo vetëm tregu shqiptar i muzikës, por edhe ai latin duket se po e mirëpresin zërin e Soni Malajt, bashkë me stilin dhe imazhin e saj të kuruar.




Bukuroshja në një zgjim të hershëm të sajin, na ka treguar se nuk ka qenë deti dëshira parësore që e ka çuar atë drejt plazhit, por një tjetër motiv. Soni po realizon një sesion të ri fotografik dhe imazhi i saj është tejet përvëlues. Me kostum banje, dhe në super formë fizike, këngëtarja na ka befasuar me hiret e saj. Me siguri, që foto të tjera nga seti do të publikohen në ditët në vijim, por deri atëherë le të shijojmë këto që kemi!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.