Kosova

“Takim i shkurtër, por jo i lehtë”, Thaçi-Vuçiç bien dakord vetëm për të vazhduar bisedimet

14:15 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka pritur në takim të përbashkët presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky takim me Vuçiç, ishte prej takimeve më të vështira të dialogut të deritashëm. Ai tha se Vuçiç dhe Serbia, ende nuk po e pranojnë faktin se Kosova është shtet i pavarur.

“Ka qenë një takim i shkurtër. Ka qenë një takim jo i lehtë. Mund të them shumë i vështirë, ndoshta më i shkurti dhe më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar në këto gjashtë vjetët e fundit”, tha Thaçi.

“Por, përkushtimi ynë për të ardhmen evropiane është serioz, i përgjegjshëm. Prandaj, do të punojmë maksimalisht që ta arrijmë marrëveshjen përfundimtare”, tha presidenti i Kosovës.

“Unë ende shoh dritë në fund të tunelit, megjithëse do të jetë jashtëzakonisht vështirë për arsye se Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj. Ka qenë takim shumë i rëndë me zotin Vuçiq dhe ai duhet ta kuptojë se Kosova është vend sovran. Pavarësia nuk është alternativë kompromisi”/

Sipas tij, duhet të arrihet një marrëveshje për të dyja vendet, si vende sovrane dhe një marrëveshje që hap perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe për Serbinë.

Ndërkohë, presidenti serb Vuçiç tha se janë pajtuar me Thaçin për dy çështje, që bisedimet të vazhdojnë në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje kompromisi dhe të angazhohen për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon.

“Nuk janë bisedime të lehta, por është me rëndësi të bisedojmë dhe të ruajmë paqen. Edhe më e rëndësishme është që t’i zgjidhim problemet për të ardhmen në mënyrë që në të ardhmen mos të kemi probleme të tilla”, tha ai.

Pas takimit Thaçi-Vuçiç, Zyra e Mogherinit ka thënë se palët kanë diskutuar për vazhdimin e punës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe dy presidentët kanë rishikuar përparimi e bërë dhe kanë diskutuar për kornizën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, që duhet të jetë ligjërisht detyruese. Ata janë pajtuar të ritakohen brenda pak javësh për të vazhduar punën”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Delegacioni i Kosoves ne Bruksel perbehet nga tre persona me te kontestueshem te Kosoves te cilet ne njifare menyre dhuneshem
    “u zgjohen” ne postet te cilat ata aktualishte i ushtrojne
    Kryetari i Kuvendit te Kosoves Kadri Vedeli u zgjidhe ne kete post me disa perseritje votimi ne Kuvend e Kosoves
    Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj u emrua ne postin aktual pase Lidhjes se Koalicionit me PDK dhe pasi u mbajte ne France per kater muaj nga nji padi e Serbise ne Interpol kurse me gjithesejt 10 deputet te subjektit te tij politik AAK kurse ,
    Presidenti i Kosoves Hashim Thaci eshte personi me i kontestuar institucional ne Kosove
    Tani qe te tre shkojne ne Bruksel gjoja per liberalizim vizash per qytetaret e Kosoves por qe ne fakt pase ketij liberslizimi fshihet zyrtarizimi i aneksimot te Veriut te Kosoves nga ana e Serbis sipas skenarit rus te aneksimit te Krimese qe zbulon edhe kompromisin per te cilin nji kohe te gjate llomotit Vuciqi kahdo qe shkone dhe humbjen nga te dy palet per te cilen flete varesi dhe sherbetori i Vuciqit , Thaci
    Kjo duhet te jete e verteta e takimit te Brukselit dhe , gjitha tjerat jane nji farse e madhe provinciale nga persona provincial dhe dibiduz ne politike , maredhenje nderkombtare dhe diplomaci ..kjo ndodhe vetem te shqiptaret dhe nder shqiptar ose te ashtuquajtur shqiptar , qe nji post shtetror , me makinacione te ulta dhe te tejdukeshme provinciale , mbahet dhe ruhet me humbje teritori …!

    Përgjigju ↓