BOTA

Trump: S’mund të bëjmë luftë për Shqipërinë e Malin e Zi… Ata janë agresivë

16:02 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” duke treguar frikën e tij se anëtari më i ri i NATO-s mund të dërgojë aleancën në luftë masive.




Në një intervistë për televizionin Fox News të zhvilluar në Helsinki dhe të transmetuar më 17 korrik në Shtetet e Bashkuara, Trump është pyetur rreth “Artikullit 5” të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve tjerë.

-Pse duhet djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmi? Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.

Donald Trump: E kuptoj çfarë dëshironi të thoni, unë kam bërë të njëjtën pyetje.

Ai ka thënë se Mali i Zi është “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore”.

Në samitin e NATO-s, të mbajtur javën e kaluar, Trump u ka bërë thirrje vendeve anëtare të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor të vitit 2017, duke bërë një kthim historik drejt aleancës transatlantike në mesin e kundërshtimeve nga Rusia. Moska ka kundërshtuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s dhe ka kritikuar ashpër Podgoricën për anëtarësim në aleancë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.