AKTUALITET

Vrau dhe groposi 34-vjeçarin pranë varrezave në Nikël, lihet në burg Hysni Ramaj

13:10 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë për Hysni Rama, vrasësin e Kejsi Hysës. Ky i fundit u gjet i groposur pranë varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.




Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa, për të cilin u vendos masa “arrest me burg”. Gjatë seancës gjyqësore, Hysni Ramaj pranoi autorësinë e krimit.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa u gjet i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël.

Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti, ndërsa në vendin ku u gjet trupi i Hysës janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.

Kejsi Hysa ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.