Kryesore

Akuzat e Berishës për qeverinë, i kërkon Leskajt ta quajë Ramën kryehajdut, kreu i KLSH: S’kaloj vijat!

10:56 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bujar Leskaj, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka prezantuar në seancën plenare të ditës së sotme raportin vjetor të 2017-ës.




Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj u shpreh se sipas Gjykatave të huaja KLSH ka standarde europiane. Gjatë prezantimit të raportit, ai bëri me dije se është shtuar numri i auditimeve të performacës, ndërsa shtoi se puna e KLSH-së është bazuar në standardet evropiane të Auditit dhe se është shtuar numri i auditimeve të performancës.

“Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Pengesat në informacion kanë qenë sporadike”, u shpreh Bujar Leskaj.

Gjithashtu, ai shtoi se nuk ka pasur ankesa për largime nga puna për motive politike.

E ndërsa raportonte në Kuvend kreu i KLSH-së mbi punën 1-vjeçare të këtij institucioni, Berisha i kërkoi Leskaj ti drejtohet anëtarëve të qeverisë dhe kryeministrit hajdutë dhe kryehajdutë.

Ish-kryeministri akuzoi në Kuvend qeverinë se u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë 1.2 miliardë euro me koncesionet dhe tenderat.

“Ju ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta origjinale shtetërore të firmosuera dhe vulosura nga kjo mazhorancë se këta… çdo epitet mund tu vësh këtyre që janë mbrapa me në krye atë kryehajdutin aty, a ju drejtove në fjalën tuaj: O të poshtëruar hajdutë që keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër të Europës apo jo?

Unë e kuptoj por vetëm se një gjë është, po shkove tek Mit’hat Frashëri shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të detyronte ty tu drejtoheshe këtyre vetëm në këtë mënyrë atyre që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera. Kjo nuk është e dhënë e imja dhe as opozitës, është e dhënë e institucionit qëndror të llogarive të shtetit. A e dini se këta këtu kanë sjellë në parlament një ligj për Olsin dhe Geronin, do të thotë që lojërat e fatit të ulet 3 herë tatimi.

Po Pandeli, më mirë mos fol se ti edhe të përzënë, edhe të kthejnë, lexoje ligjin. Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin, nga 80% të fitimit që kanë ata tani nuk do u merret më 15% i 80% por vetëm 20%. Ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë. Ai hajduti me çizme, e bën se i merr paratë dhe ja çon atij. Ju keni alergji ndaj të vërtetave. Herë tjetërke parasysh, tu drejtohesh hajdutë dhe kryehajdutë këtyre, kjo është gjuha që kuptojnë këta”.

Leskaj duke i kthyer përgjigje ish-kryeministrit Berisha tha: “I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese. Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e  politikave. Nëse unë si kryetar i KLSH në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin”.

 


Shfaq Komentet (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershendetje dhe faleminderit qe me jepni mundesin te shkruaj per disa probleme per te marre kompesimin e tokestrasheguar nga babaj .Tokat kane qene ne Fshatin JANJAR?SARANDE KONISPOL/Ne fshatinJanjar/SR ne vitin 1983 u ndertua nje liqen uje mbledhes duke permbytur tokat bjqesore te banoreve te fshatit per te vaditur tokat e fshatrave te kooperatives se Konispolit te fshatit NINAT,MARKAT,SHALES,KONISPOL,fshatra qe perbenin Kooperatven e Tipit lart te Konispolit qe do te merrte nje drejtim Kryesor per prodhimin e Agro-kultures si portokalle,limona,mandarina,qytro etj.Kjo ishte nje kerkese e kahershme e bere nga Nikita Hrushov kur erdhi 1956 ne Tirane .duke vizituar linjen bregdetare vlore himare sarande konispol Propozimi ju be personalisht Enverit dhe Mehmetit qe keto toka te mbilleshin vetem me agrume ,Enveri Mehmeti ngriten problemin se keto mbillen me drithera,Hrushovi i siguroje qe dritherat qe prodhonijuve ne keto toka tek neve i hane minjt pra nuk do ti leme ti hane minjt por do tjua japim juve.Mirepo ngjarjet rrodhen ndryshe Marredheniet shkuan ne piken e vdekjes ,por ish/Kryeministrit Mehmet Shehu i mbeti ne mendje dhe se bashku me shokun Enver dhe byroistet dhe anetaret e Komitetit qendror te planifikonin dhe te zbatonin kete ide gjeniale alla Hrushov.U fillua nga puna organizuse e Koperativave duke i rritur ne kategori nga kooperativa te thjeshta ne KOPERATVA TE TIPIT TE LARTE U VENDOS qe kryetaret te ishin Anetare te KQ te Partise dhe per Kooperativen e Konispolit te zgjidhej me ligj burimet ujitese dhe vaditese.U tha ,U vendos dhe u be.Pra nga gjithe kjo mesele alla Hrushov u zgjodhe te digjej dhe pervelohej fshati Janjar.Ish kryetari kooperatives Konispolit u zgjodhe Anetare KQ,Ish Antari i Byrose Politike dhe antare i KQ PALI MISKA u ngarkua drejtuesi i Punimeve te liqenit te Janjarit.Pra ndertimi ketij liqeni e la fshatin pa toke dhe pa pune dhe pa uje ,sepse 115 Ha toke ishe toke nen uje kishte rreth 20burime uji per te pire dhe qe mbuloje liqeniNuk kishte nevoj te merrje uje nga shtepia kur shkoje te punoje ne fushe se kishte burime me uji kristal Por ne cdo are kishte pemtari te mbjella dardha,fiq .rrush,molle, te gjitha te permysura.Pra ne kete permbytje te madhe Familja jone prej 9 persona ,baba,NENA,5 VELLEZER DHE 2 MOTRA HUMBEN RRETH 4,5 hA TOKE BUKE TE TRASHEGUAR NGA ,GJYSHI DHE STERSGJYSHI .nUK ESHTE MARRE NGA rEFORMA aGRARE ,rEFORMA NUK NA DH POR EDHE NUK NA MORI SEPSE ISHEM FAMILJE E MADHE NUK ESHTE PERFITUAR AS NGA LIGJI 7501SEPSE NE FSHATE JETONTE VETEM FAMILJA E VELLAIT TE VDEKUR 1978 DHE NJE MOTER E MARTUAR DHE FAMILJA ESAJ. UNE DHE TRE VELLEZERIT E TJERELARGUAR QE NGA VITET 1945-1953 USHTRI SHKOLLE DHE PUNESUR NE SARANDE ELBASAN VLORE TIRANE UNE KAM PUNUAR DHE ME QENDRIM NE TIRANE NE VITIN 1970 MBAROVA UNIVERSITETIN EKONOMIST DHE DIREKT PUNOVA SI SHEF PLANI N KOPERATIVEN NDROQ DERI 1974 ,VITET 1974-75 PETREL 1976/78VAQAR DITET E PUNES PUNUAR NE KOPERATIA QUHEN TE HUMBURA SEPSE NUK GJENDENDOKUMENTAT DHE UNE AKTUALISHT JAM NE SHBA DHE NE PA MUNDESI TE BEJE UDHETIME TE LARGETA DHE KERKOHENDESHMITARE PER ATE PERIUDHE vAZDON TE KEM PROBLEM PRANIMIN E APLIKIMIT PER KOMPESIMIN E TOKES TRASHEGUAR NGA BABAJ PERMBYTUR NGA LIQENI DATE % DHETOR2016 AUTORIZOVA NJE PERFAQESUES TE POSACEM ME PROKURE TE POSACME FAMILJARE PER TE TERHEQUR PRANE ATP TIRANE KOMPESIMIN FINANCIAR PER ATE PJESE TE TOKES TRASHEGUAR NGA BABAJ jAM MOSHA E TRETE DHE NE BAZE TE KODIT CIVIL MOSHAE TRETE KA PREFERENCE.POR ESHTE E CUDITESHME KUR MESOVA SE KERKESA IME NUK U PRANUA ISH DREJTORIA E ATP ZONJA SONILA QATO I THA PERFAQESUESIT TE POSACEM NAFIZ VELIU QE TOKAT E JANJARITISHIN SUVENCIONUAR DHE NUK PRANOHEJ APLIKIMI ISHDREJTORIA I THA PERFAQESUESIT TE HAP GJYQ NE SARANDE PER KETE CESHTJE ZOTI KRYEMINISTER RAMA JU TH LUSHNJAREVE SE TOKA DO TE SHKOJE TEK I ZOTI DHE NUK KA NEVOJE PER GJYKIM DHE DOKUMENTA SHTESE MJAFTON NJE DOKUMENT ARKIVOR I NJOHUR ZYRTARISHT DHE NJE POZICION HARTOGRAFIK I PRONES QE PRETENDOHET PER NJOHJE PRONESIE I DERGOVA NJE EMEIL NE LINJEN E FEISBUKUT TE VAJES TIME EDLIRA POR NUK MORA ASNJE PERGJIGJE EDHE NJOFIMI ME TELEFONIN E VAJZES ISHTE SHUAR.FILLIMISHT KEROJE TE PRANOHET KERKES APLIKIMI PER MARRJEN E KOMPESIMIT FINANCIAR DHE MUNDESISHT NE NJE KOHE TE SHURTER SEPSE MOSHA DHE PROBLEMET E SHENDETIT SE VUAJ NGA TENSIONI I LARTE,SHIKOJE NE GAZETE QE TE PERSEKUTUARIT FEMIJET DHE TRASHGIMTARET E MOSHES PARE DHE TE DYTE POMARRINKOMPESIMIN NGA DITET E BURGUT NE SISTEMIN KOMUNIST jU FALEMINDERIT SHUME DHE PO TE ME BESONIPER PROBLEMIN NDIKONI PER NJE ZGJIDHJE NE FAVORIN TIM.MYSHEVIR SHABANI USA

    Përgjigju ↓