Kryesore

I cilësoi agresivë, Mali i Zi i përgjigjet Trump: Jemi krenarë për historinë tonë

15:21 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Malit të Zi mbrojti kontributin e saj në paqe, teksa iu përgjigj një sulmi verbal të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se malazezët janë “agresivë” dhe se mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore.
Në deklaratën e publikuar të enjten, Qeveria malazeze tha se është krenare për historinë e vendit të saj dhe se aleanca e saj me SHBA-në është e fuqishme dhe e përhershme.




“Mali i Zi ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit dhe sot, si anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

“Mali i Zi është i gatshëm që me guxim të mbrojë interesat kombëtarë. Në botën e sotme, nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë”, thekson më tej deklarata.

Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.

Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi… apo Shqipërisë…” Më pas Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.