AKTUALITET

Dhunohet avokati në Durrës: Prokurori futi dy persona që të më rrihnin

20:18 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Ilia Ilia goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur para prokurorisë së Durrësit, në rrethana që ende të paqarta. Avokati dyshon se dy personat kanë ardhur në emër të prokurorit  Arjan Ndoji.




Dy avokatët kishin një debat ne sallën e gjyqit ditën e djeshme. “Pas debatit ai më kërcënoi. Pasi të mjekohem po shkoj në polici të bëj denoncimin”- ka thënë avokati.

Ai shprehet se i ka identifikuar dhunuesit. Madje ai i akuzon ata edhe si autorë të ngjarjeve të tjera kriminale në qytetin e Durrësit.

Avokati Ilia ka marrë plagë të shumta në fytyrë si pasojë e dhunës, ndërkohë policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.