Show-Bizz

FOTO/ Kylie Jenner zbulon si lindi romanca me babain e fëmijës së saj

14:27 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romanca e Kylie Jenner dhe Travis Scott i habiti të gjithë pasi jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht kur u bënë prindër të një vajze. Për herë të parë kanë dhënë një intervistë për “GQ” ku kanë treguar detajet e lidhjes së dashurisë.




“Ne nuk dalim në takime. Madje takimi ynë i parë nuk ka qenë një takim nga ata të zakonshmit mes dy personave që pëlqehen. Ne jemi takuar në Coachella madje nuk e mbaj mend ku. Gjithçka ndodhi atë natë, ishte një bisedë dhe një shëtitje që shkoi mirë. Unë i tregova Travis një histori dhe arrita të fitoja vëmendjen e tij, pavarësisht se nuk ishte diçka e veçantë”, tregoi Kylie.

Cdo gjë mes tyre ndodhi shumë shpejt pasi kishin kuptuar që pëlqeheshin dhe Kylie e shoqëroi Travis në turneun e tij. Kujtojmë se 20-vjecarja do bëhet shumë shpejt miliarderja më e re në botë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.