Intervista

“Intervista e Ditës”/ Rashela Shehu: Unë vajza nga Maqedonia, që zgjodha të ndjek ëndrrën në Shqipëri

20:31 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo zgjodhi që të largohet bashkë me familjen e saj nga Shkupi drejt Tiranës, për të ia nisur çdo gjëje nga e para, në një realitet ku shumëkush në moshën e saj kërkon të largohet.




Rashela Shehu, gazetare e Sociales në News24, ka arritur të hedhë hapat e parë në një fushë të vështirë, si ajo e gazetarisë, dhe ku çdo ditë është në terren për të përcjellë informacione që na shqetësojnë të gjithëve, përpara publikut shqiptar.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo e pranon se e ka menduar dikur që të lërë Shqipërinë.

Por ndryshe nga shumë të rinj, ajo zgjodhi të provojë veten në fushën që kishte ëndërruar gjithnjë.

Gazetarja tregon se jo pak herë i është dashur të përballet me mjaft vështirësi krejt e vetme, veçanërisht gjatë mbulimit në terren të protestave të shumta.

Ndërkohë nga ana tjetër nuk heziton të tregojë se cilat janë mangësitë kryesore që ajo sheh sot në mediat dhe gazetarinë në Shqipëri.

Por edhe pse në një moshë të re, Shehu thotë se falë besimit që ka krijuar në vete ndër vite, e ka të qartë se u e sheh karrierën pas 10 viteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.