Kronikë

Kejsi Hysa u vra për drogë e u varros në një parcelë me hashash. Rrëfimi i vrasësit: I hoqëm varësen dhe…

16:41 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat / 34-vjeçari Kejsi Hysa u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krujës.




Gjatë deklarimit në polici, Ramaj tregoi se konflikti mes Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse Hysa i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis, të cilat Ramaj i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte.

Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes se bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash, e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave te fshatit Shelqetit. Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin.

Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti tek ata me makinën e tij “Golf 5”, ngjyre gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milionë lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte.

Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar 2 kushërinjtë. Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash.

Hysni Ramaj tha para uniformave blu se ka ecur para , tek rrugica që hyn për në parcele që është rreth 3-4 metra dhe sapo është futur në parcele ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka parë Agronin me një pushke 20 –she në dore, ndërsa Keisi kishte rënë në toke rreth 2 metra larg tij, te rrugica që të çonte ne parcele.

Pasi janë qetesuar bashkë me Agronin kanë vendosur që ta groposnin Keisin tek parcela e hashashit. Me veglat e punës kanë hapur një grope. Fillimisht e kontrolluan se çfarë kishte me vete Keisi, të cilit i kane gjetur, një vrase floriri, një ore dore, një çantë supi ku kishte rreth 5.800 euro, si dhe pistoletën që e kishte në dorë. Po kështu në xhepa kishte dhe dy telefona të thjeshte të markës Samsung e Nokia.

Të gjitha këto sende ia kanë marrë dhe trupin e pajetë e kanë varrosur. Pistoletën e Keisit e kanë hedhur në ferra afër vendit ku kanë hedhur pushkën 20-she të Agronit.

Eurot e viktimës i kanë ndarë përgjysmë. Pjesën e vet Hysniu ia ka dhënë një personi që ia ka patur borxh, ndërsa tek muri i banesës se tij ka futur varësen, orën Rolex të viktimës. Kejsi hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.