POLITIKË

Mustafaj flet për marrëdhënien e tij me Bashën: Pimë vazhdimisht kafe bashkë

18:12 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, publicisti Besnik Mustafaj ka folur për bustin e Pjetër Arbnorit, rikthimin e Genc Rulit në PD.




Ish-ministri theksoi se nuk do të tentojë të rikthehet në strukturat e PD, por nuk do të mungojë kontributi i tij për partinë.

Gjithashtu Mustafaj, ka komentuar dhe marrdhënien e tij me kryetarin e PD, Lulzim Basha duke shtuar se se kishte pirë vazhdimisht kafe.

 “Unë për veten time kam pirë vazhdimisht kafe me z.Basha pavarësisht se kam qenë shumë kritik me të, edhe gjatë kohës post-zgjedhore, kur u bë fushata për kryetarin e ri. Unë kam pirë shumë herë kafe me të, nuk i kam refuzuar asnjë ftesë, qoftë në zyrë apo dhe në kafenetë e Tiranës.

Nuk tentoj të jem pjesë e strukturave drejtuese por kam vendin tim në dhënien e kontributit për partinë,” tha Mustafaj.

Publicisti shprehu mendimin se PD ka nevojë për anëtarë aktivë dhe se strukturat aktuale të partisë janë joefiçente. “PD ka nevojë për anëtarë dhe simpatizantë aktivë, strukturat aktuale të PD janë joefiçente. Opozita duhet të fillojë të punojë në të gjitha qytetet”.

Përsa i përket aleancës me LSI-në dhe partitë e tjera opozitare, Mustafaj tha se është më shumë aleancë aktivitetesh se sa bashkim ideologjish.

“Unë e shoh si aleancë aktivitetesh në opozitë. Jam i bindur se faktori i bashkimit të të gjithë partive opozitare është në dobi të vendit. Por s’mund të kemi aleancë mes partive se kanë parime dhe ideologji të ndryshme, LSI është e majtë dhe nuk mund të bashkohet me Partinë Republikane përsa i përket ideve. Kanë programe komplet të kundërta,” tha ai.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.