BOTA

Probleme në sistemin ajror, bllokohen fluturimet në Belgjikë

19:24 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trafiku ajror në Belgjikë është pezulluar përkohësisht pasi ka dështuar sistemi i përpunimit të të dhënave të fluturimit. Njoftimin e ka dhënë kontrolluesi i trafikut ajror, Belgocontrol.




E përditshmja ‘De Morgen’ ka raportuar se për një moment, sistemi i përpunimit të të dhënave për fluturimet e trafikut belg nuk ka arritur të gjurmojë avionin në terrritorin e Belgjikës. Për këtë arsye, Belgocontrol ka vendosur të marrë një masë sigurie.

Kontrolluesi nuk gjente destinacionin dhe shpejtësinë e avionave në fluturim.

“Fluturimet ajrore janë mbyllur për arsye sigurie”, tha zëdhënësi i Belgocontrol, Alain Kniebs për AFP.

Kontrolluesi i trafikut ajror nuk arrinte të zbulonte se sa fluturime u prekën nga kjo cështje. 6 aeroporte belge janë prekur nga ky problem.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.