SHËNDET

Rastet kur gjinekologu rekomandon se është më e mirë lindja çezariane

14:31 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shumë arsye pse mjeku mund t’ju rekomandojë që të kryeni prerje cezariane, në vend të lindjes natyrale.




Nëse keni pasur ndërlikime gjatë shtatzënisë ose keni lindur më parë me operacion, , këshillohet që edhe lindjen e radhës ta kryeni të tillë.

8 arsyet pse mjeku ju rekomandon prerje cezariane

  • Keni lindur të paktën njëherë tjetër me operacion;
  • Fëmija juaj është në pozicion anash ose me kokën lart;
  • Placenta juaj është poshtë;
  • Keni probleme shëndetësore si diabeti, sëmundje të zemrës etj;
  • Keni humbur një fëmijë më parë gjatë lindjes;
  • Prisni binjakë ose më shumë fëmijë;
  • Fëmija nuk po rritet ashtu si duhet në barkun tuaj;
  • Ju keni pre-eklampsi të rëndë ose eklampsi, duke e bërë të rrezikshme vonesën e lidnjes.

Arsye të tjera të domosdoshme dhe të rrezikshme për fëmijën mund të jenë:

  • Nivelet e oksigjenit tregojnë se fëmija duhet të lindë menjëherë;
  • Placenta vë në rrezik fëmijën;
  • Kordoni i kërthizës rrëshqet përmes qafës së mitrës përpara fëmijës suaj. Kjo quhet prolapsi e kordonit. Ekziston rreziku që kordoni të këputet gjatë lindjes, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen të foshnjës.
  • Gjakderdhje e rëndë gjatë lindjes.

Mund të ndodhë edhe që të planifikoni lindje natyrale, por gjatë lindjes ndodhin probleme dhe mjekët vendosin të kryeni operacion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.