Kronikë

Të shtënat me armë në Vlorë, policia: I kërkuari u qëllua pasi tentojë të…

17:12 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luftë mes policisë dhe një të kërkuari Radhimë të Vlorës, ku një 38-vjeçar i shpallur më herë në kërkim ka tentuar të qëllojë me mjete prerëse një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij.




Ndërkohë, për vetëmbrojtje punonjësi i policisë e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë për të neutralizuar 38-vjeçarin G.Gj.  gjë e cila ka shkaktuar panik tek banorët dhe turistët.

Pas vënies së prangave ai është transportuar për në spitalin e Vlorës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Mbi të kërkuarin rëndojnë akuzat ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë

Sot në Radhimë,  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim G.Gj., 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi G.Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.