SPORT

Vendos Këshilli i Ministrave, Partizani kalon në varësi të Bashkisë Tiranë

08:34 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, ka kaluar varësinë e klubit të shumësportëshit Partizani dhe Studenti, nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, tek Bashkia Tiranë.




Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, ka hyrë në fuqi menjëherë, duke kaluar kështu klubin e Partizanit dhe Studentit, nga varësia e ministrisë, tek ajo e Bashkisë Tiranë. Më poshtë, edhe vendimi i plotë.

V E N D I M

PËR

NDRYSHIMIN E VARËSISË SË KLUBIT SPORTIV SHUMËSPORTËSH “PARTIZANI” DHE KLUBIT SPORTIV “STUDENTI” NGA MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË TE BASHKIA TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia  Tiranë.
  2. Buxheti i miratuar për vitin 2018 për klubin sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubin sportiv “Studenti”, bashkë me asetet në përdorim, transferohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë. Transferimi i fondeve bëhet në formën e transfertës së kushtëzuar.
  3. Numri i punonjësve të klubit shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti”, në total 26 veta, transferohet te Bashkia Tiranë.
  4. Vendimi nr.312, datë 15.5.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe çdo akt nënligjor i miratuar për këto klube, shfuqizohen.
  5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, klubi shumësportësh “Partizani” dhe klubi sportiv “Studenti” për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.