LIFE STYLE

5 rastet kur partneri iu tradhëton dhe si ndikojnë ato në lidhjen tuaj

12:38 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

-Tradhëtia fizike




Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme të tradhëtisë. Nëse dikush shkon në një marrëdhënie seksuale me dikë tjetër që nuk është partneri, automatikisht kjo quhet një tradhëti fizike. Megjithatë, tradhëtia fizike nuk supozohet të jetë ajo e cila pas aktit pasohet me një mëngjes të mirë së bashku sepse këtu kemi hyrë në një tjetër fazë. Nëse gjithçka mbaro me seksin, kjo ka qenë vetëm tradhëti fizike. Shpesh “one night stand” (të shkuarit për një natë) është pjesë e këtij klasifikimi. Ekspertët thonë se duke qenë se kjo tradhëti nuk ka vazhdimësi, është dhe më e vështira për tu kapur nga partneri tjetër. Megjithatë ka ndodhur në shumë raste që pikërisht tradhëtia fizike të ketë kontribuar për mirë në çift, pasi pikërisht gjatë proçesit të kësaj tradhëtie partneri ka kuptuar se e dashuron shumë atë që ka në krahë.

-Të keni fantazime seksuale për dikë tjetër

Është normale të fantazosh për njerëzit që ju duken tërheqës, pavarësisht nëse ju jeni në një marrëdhënie. Kjo fantazi, nëse shkon në nivele të larta sigurisht që do të shkojë drejt tradhëtisë. Në përgjithsi, kjo lloj tradhëtie është e lehtë për tu kapur sepse partneri supozohet t’i dijë pëlqimet tuaja dhe ju mund t’i keni treguar atij/asaj lidhur me personat që ndoshta do ju tërhiqnin. Ekspertët thonë se nëse gjithçka mbetet me fantazinë, ka veçse benefite për çiftin.

-Të kesh ndjenja romantike për dikë tjetër

I njohur gjithashtu si “pabesi emocionale”, kjo lloj tradhëtie mund të jetë e vërtetë por shumë momentale. Ndodh që të takosh dikë dhe të të pëlqejë shumë mënyra se si flet, ecën apo vepron. Në këtë moment kujtoni se po bini në dashuri, por thjesht është një pëlqim i lartë ndaj një atributi të një personi tjetër. Në rast se ju do filloni realisht të flirtoni dhe do ndiheni sikur diçka spo bëni mirë në lidhjen tuaj është pikërisht momenti kur dhe do e vlerësoni më tepër partnerin që keni në krah. Në shumicën e rasteve, ndjenjat romantike për dikë tjetër, nuk finalizohen me ndarjen nga partneri aktual.

-Shpenzimet sekrete

Po, duke fshehur zakonet e shpenzimeve nga gjysma tjetër mund të konsiderohet një formë tradhëtie. Kjo sepse ju i fshini detaje të rëndësishme partnerit dhe me shumë mundësi nuk do ta keni problem që pjesë të këtyre shpenzimeve që nuk i tregoni t’i drejtoni rreth personave potencialë me të cilët flirtoni. Megjithatë kjo “tradhëti” ka anën e saj të mirë: është shumë më e thjeshtë të surprizoni partnerin tuaj me një udhëtim, dhuratë apo gjetje tjetër origjinale dhe ai/ajo s’do e presë fare duke qenë se nuk i ka ditur shpenzimet tuaja sekrete.

-Aktiviteti i fshehtë i mediave sociale

Sipas Dana Weiser, profesor i zhvillimit njerëzor në Universitetin Teknik të Teksasit, tradhtia e mediave sociale po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe zakonisht merr dy forma. E para është jopublikisht seksuale, pra kaloni kohë duke pëlqyer postimet e ish-partnerit në Instagram ose duke flirtuar me njerëz në aplikacionet e takimeve.E dyta, mund të përshkruhet si tradhëti ndaj partnerit tuaj me telefonin tuaj pasi kaloni më shumë kohë në mediat tuaja sociale sesa të. Megjithatë shpesh rrjetet sociale mbushin kohën e lirë, që do të thotë se një çift që e dashuron njëri-tjetrin dhe e kupton mirë natyrën e njëri-tjetrit, do ta kalonin pengesën e rrjeteve sociale duke e bërë më të bukur lidhjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.