AKTUALITET

Certifikata e pronësisë për banesat e para viteve 90, si do bëhet regjistrimi

14:32 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veç ndërtimeve të reja me probleme janë dhe ato të para viteve 90. Por tani qytetarët, të cilët kanë në përdorim një banesë të ndërtuar para viteve 90, por ende nuk e kanë regjistruar si pronë të tyre do të mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë nga muaji shtator.




Gjithçka është vendosur me një vendim të qeverisë të nënshkruar para dy ditëve. Drejtori i ALUZNI-t Artan Lame një në dalje publike për mediat nga qyteti i Korçës ka sqaruar se vendimi parashikon që kalimi i pronësisë së truallit apo ndërtesë të bëhet falas deri në 300 metra katrore, por gjithashtu tu jepet mundësia të interesuarve për të blerë sipërfaqe mbi këtë masë.

Lame ka sqaruar se muajt e verës pranë secilës drejtori rajonale të ALUIZNI-t do të ngrihen stafet rajonale që do të merren me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nga vendimi i fundit të këshillit të ministrave parashikohen të trajtohem më shumë se 60 mijë ndërtime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.