SHËNDET

Çfarë është dieta e numrave “8 dhe 16”

19:57 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë flasin për të, mes njerëzve të njohur të artit dhe sportit dhe është dietë që përbëhet nga vetëm dy numra që në dukje janë misterioz, 16 dhe 8.




Në fakt, nuk janë numra magjikë, por intervale kohe në harkun e 24 orëve komplekse të ditës ku lejohet ose jo të hani. Parimi është i thjeshtë.

Nuk duhet të numërosh kaloritë e komplikuara të peshosh ushqime apo të rrish pa ngrënë. Natyrisht, duhet të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernat dhe pijet alkoolike dhe duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrat.

Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi, dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që agjëroni pjesën e mbetur të kohës.

Psh. mund të hani nga ora 12 e drekës deri në orën 20:00 (8 orë) dhe për 16 orët e tjera të qëndroni pa ngrënë. Ose, nga ora 8  e mëngjesit deri në orë 16 dhe më pas te agjeroni.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se agjërimi për një numër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës.

Avantazhi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajner personal i shumë yjeve të Hollivudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur.

Masa e yndyrës, digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke pasur dhe një efekt detoks.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.