EKONOMI

Deklarata e TVSH-së, 360 subjekte të vogla nuk kanë zbatuar afatin e tatimeve

17:00 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një numër i lartë i bizneseve të vogla i janë përgjigjur thirrjes së tatimeve për të kryer deklarimet deri më 16 korrik. Sipas të dhënave zyrtare rreth 11,340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan, pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.




Sipas parashikimeve të administratës tatimore duhet që mbi 11.700 biznese të kryenin këtë deklaratë. Sipas ligjit në fuqi për bizneset që nuk kanë plotësuar deklaratën brenda afateve do të penalizohen me 5 mijë lekë për deklaratë. Për të gjithë biznesin e vogël që nuk mund ta plotësonte vetë deklaratën ka qenë administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, që ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së. Për të gjithë personat që e plotësuan deklaratën me gabime nuk u aplikuan penalitete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.