POLITIKË

Diplomohen 43 kadetë të rinj, Xhaçka: Të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA

14:44 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga sot, ushtria shqiptare do të ketë  43 oficerë të rinj. Gjatë një ceremonie, ku e pranishme ka qenë edhe ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka janë diplomuar 43 kadetë të KPOR, (Kursit të Përgatitjes së Oficerëve të rinj) janë diplomuar. Gjithashtu, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Komisionit të Sigurisë, ushtarakë e familjarë të të rinjve. Oficerët e graduar sot, ndoqën për 24 javë Kursin e Përgatitjes së Oficerëve të rinj, pranë Forcave të Armatosura.




Ministrja Xhaçka gjatë fjalës përshëndetëse bëri të qartë se këta të rinj të sapodiplomuar nuk do të jenë thjeshtë 43 emra më shumë në organikat e Forcave të Armatosura, por do të jenë 43 vajza dhe djem, të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA, për të promovuar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim ndaj një kombi të tërë.

Ministrja Xhaçka bëri të ditur se studimi në akademi të tilla u jep mundësi të rinjve të kthehen më pas përfaqësuesit më të denjë të Shqipërisë krah mijëra efektivëve nga vendet aleate të familjes së madhe euro – atlantike.

Duke iu drejtuar prindërve të 43 kadetëve të sapodiplomuar, ministrja e Mbrojtjes tha:“Shumë prej jush, me të drejtë mund të ngrenë pikëpyetje mbi të ardhmen e fëmijëve tuaj, të sapo diplomuar si oficerët më të rinj të ushtrisë shqiptare. Ju siguroj se secili prej jush duhet të ndihet krenar për vajzat dhe djemtë tuaj nën uniformë, kur t’i shikoni ata, duke përfaqësuar vendin në vendet anëtare të NATO-s. Kam këtu parasysh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësitë tona diplomatike, përfaqësimin në komandat e aleancës në Bruksel, apo në Northfolk, apo dhe në misione të ndryshme të paqes për të përçuar vlerat më të mira të forcave tona të armatosura. Do të jeni krenarë për fëmijët tuaj jo vetëm si oficerë me armë por edhe si financierë, si pedagogë, si mjekë, si juristë, si komandantë, si pilotë, si detarë, të ardhshëm, pse jo edhe si gjeneralë apo si shefa shtabi”.

Ndërsa renditi emrat e të gjithë atyre personaliteteve që kanë dalë nga radhët e kadetëve ndër vite, ministrja Xhaçka tha: “Jam këtu sot, edhe në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, për t’ju dhënë garanci që këto hapësira që krijohen FA janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe t’i përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.