LIFE STYLE

Disa fakte që nuk dinit për jetën e Elvis Presley

21:51 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në ora 4:35 në mëngjes. Ai ishte një aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore. Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.




Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç.

Ja disa gjëra interesante rreth jetës së tij.

1. Elvis ishte profesionist në karate. Ai nisi artet marciale nën udhëheqjen e mësuesit japonez Jurgen Seydal, i cili përfundoi detyrimet e tij ushtarake në Gjermani në vitin 1958. Forma e tij e preferuar e ndeshjes ishte American Kenpo.

2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Presley kishte organizuar takimin me anë të një letre 6-faqëshe dërguar Presidentit, në të cilën shprehte dëshirën për krijimin e një zyre për mbrojtjen ndaj rrezikut të drogës dhe duhanit. Gjatë takimit të tij me Nixon, Presley dënoi grupin muzikor “The Beatles” si jo amerikanë, për shkak të arrestimit të hapur të tyre për drogë dhe politikat anti-Vietnameze. Nga ana e tij, Nixon i solli ndërmend Presleyt nevojat e tij për ruajtjen e kredibilitetit. Megjithatë, Nixon ia plotësoi kërkesën Presleyt.

3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën. Dj Dewey Phillips luajti “That’s All” dhe një fundjavë më pas Sun Records kishte fituar 6,000 vende në pozicionim për këngët “That’s All Right” dhe “Blue Moon of Kentucky”.

4. Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike.

5. Performanca e parë e tij ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, I veshur si kauboj.

6. Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.

7. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet.

8. Elvis Presley, sipas rezultateve të autopsisë, në kohën e vdekjes kishte 10 droga të ndryshme në trup.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.