LIFE STYLE

“Emri i vajzës nuk është më i veçantë, duam t’ja ndryshojmë”. Psikologët paralajmërojnë prindërit për rrezikun

10:50 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pendimi për emrin e fëmijëve prek 11 përqind të prindërve. Një nënë ka rrëfyer historinë e saj, sesi emri i vajzës i është dukur i zakonshëm dhe ka dashur t’ja ndryshojë.




Përmes një postimi në “Mumsnet”, nëna rrëfen se zgjodhi emrin Esmee për të bijën, pasi mendoi se ishte një emër i veçantë dhe për të paktë 20 vite nuk do të dëgjonte vajza të tjera me këtë emër.

Por, kur Esmee nisi shkollën, nëna mësoi se shumë vajza kishin të njëjtin emër. Ajo menjëherë mendoi nëse duhej t’ja ndryshonte emrin vajzës para se të fillonte shkollën apo jo.

“Ndoshta mund t’ju duket një reagim i tepruar, por ne ishim në klasë 5 vajza me të njëjtin emër dhe u betova se fëmijët  e mi do të kishin një emër të veçantë”, shkruan ajo.

Reagimet e këtij postimi ishin shumë të ashpra ndaj nënës, duke iu kujtuar se ajo nuk mund të ndryshonte identitetin e vajzës.

“Je e çmendur! Ajo është katër vjeçe tani. Ti nuk mund t’i ndryshosh emrin. Vajza nuk do e ketë problem që në klasë të ketë edhe vajza të tjera me të njëjtin emër”, shkruante një komentues.

Pavarësisht reagimeve, ajo nuk është e vetme në pasigurinë për emrin e fëmijës, pasi një sondazh i vitit 2017 nga “Baby Centre”, zbuloi se 11 përqind e prindërve pendohen për emrin e fëmijëve.

Shumica e prindërve,  pendohen për zgjedhjen e emrit brenda vitit të parë, kur është ende e mundur të ndryshohet emri i fëmijës pa ndonjë pasojë të rëndësishme.

Pas 12 muajsh, zgjedhja bëhet më e komplikuar pasi “fëmijët tashmë njohin tingujt e emrave të tyre”, sipas Dr Karla Umpierre, një psikologe në Miami dhe këshilltare  e familjes.

Duke folur për CNN, Dr Umpierre u shpreh se: “Është mirë të ndryshohet emrin para kësaj, sepse në moshën dy apo tre vjeçare, ata kanë një ndjenjë identiteti dhe mund të dërgojnë mesazhe të përziera”.

Ndryshimet e emrit mund të çojnë gjithashtu në paqëndrueshmëri dhe pasiguri tek fëmijët, që mund të mendojnë se duhet të ndryshojnë gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.