Nostalgji

Nostalgji/ Në shtrat me Shota Baraliun: Të dashurit i dërgoj mesazhe erotike

16:00 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Në shtrat me Shota Baraliun: “Të dashurit i dërgoj mesazhe erotike”




Sot më rubrikën tonë kemi ndaluar në dhomën e këngëtares kosovare Shota Baraliu. Gjithçka doni të dini për marrëdhëniet intime të Shotës me shtratin do ta zbuloni përmes kësaj interviste të sinqertë. Si gjithmonë, edhe këtë herë këngëtarja vjen në “Bluetooth” me lirshmërinë dhe sensin e paparë të humorit që e karakterizon atë si tip. Zbuloni më tej gjithçka doni të dini për atë që ndodh brenda hapësirës intime të kosovares seksi…

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Për të qenë e sinqertë, kohët e fundit po kaloj më shumë kohë se ç’duhet në krevat. Kjo, ndoshta edhe pse stina e pranverës e bën më dembel njeriun. Zakonisht nuk mbahem për një tip që fle shumë, dhe normalisht nuk është se kaloj shumë kohë në krevat, por këtë kohë nuk e di se ç’më ka gjetur.

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Unë zakonisht fle nga ora 3 apo 4 e mëngjesit, nuk më zë gjumi dhe e kaloj kohën duke parë filma. Kjo nënkupton që deri në orën 10 të mëngjesit nuk ndahem dot nga krevati.

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Gjatë dimrit normalisht me pizhama, batanije dhe dy jorganë sipër… Verës, e padiskutueshme që jam me të brendshme, dhe shumë sexy madje. (qesh)

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Gjumë, gjumë dhe vetëm gjumë…Po kjo nuk do të thotë që nuk e shfrytëzoj krevatin edhe për të parë filma, ndonjëherë lexoj, po shpesh herë edhe kafen e pi. Rrallë herë ndodh që ta keqpërdor shtratin… (qesh)

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Uffffff… Shtrati është i vetmi vend ku mund të pushoj njeriu rehat, mund ta përdor dhe për shumë funksione të tjera, normalisht.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Kur shtrihem të fle, pozicionohem në krah të djathtë, porsa të më zërë gjumi direkt kthehem në bark, ashtu besoj që ndihem më rehat.

Po kur je më të dashurin?
Wow, uroj që ta gjej sa më shpejt një të dashur(qesh), kur të jem me të dashurin, normale që do jetë një pozicion super i bashkuar dhe i pandashëm. (qesh)

Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Po, shpeshherë ndodh të më vijë dhe ndonjë shoqe, apo mike mysafire. Shumicën e bisedave i bëjmë në krevat si të gjitha femrat, bisedojmë për jetën, punën, profesionin, pak dhe për çështjet intime… D.m.th, të gjitha nga pak…

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Siç e thashë dhe më sipër, gjatë dimrit kam shumë ftohtë, përpos ngrohjes që nuk e ndal kurrë, kam dhe një mori batanijesh mbi vete, ndërsa gjatë verës është më me lezet të fle vetëm me mbathje dhe një çarçaf të hollë.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
(qesh) Për thashetheme nuk flas me askënd, se nuk më interesojnë punët e njerëzve. Pse të flas me të dashurin për këto lloj gjërash, kur kemi shumë gjëra të tjera për të diskutuar? Biseda erotike nuk bëj në telefon, ndoshta mund ta ngacmoj me ndonjë sms.

A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Nuk luaj fare me jastëk, ndoshta kur jam e mërzitur e shtrëngoj për të hequr stresin, në rast të kundërt nuk e keqpërdor jastëkun.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po, më ndodh të zgjohem shumë shpesh, ngaqë pi 6 litra ujë në ditë dhe si pasojë detyrohem që shpesh herë të vizitoj tualetin gjatë natës. Më ndodh që të zgjohem 7 apo 8 herë gjatë një nate…

Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Jo, nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Ndoshta mund t’ju duket pak e çuditshme, por në shtëpinë time kam një arush super të madh, dhe shpeshherë e marr edhe atë në krevat. Ka raste dhe kur i flas, e shtrëngoj, për këtë arsye nuk ka ç’më duhet jastëku…

Si do të ndiheshe nëse i dashuri të kthen kurrizin?
Si do të ndihem unë??? Do t’ia fus një shkelm në prapanicë. (qesh) Bëjmë pak shkaka, nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën, dhe nuk besoj që do të ndodhë, megjithëse jetës asnjëherë nuk i dihet. Nuk di të them se çfarë qëndrimi do të mbaja tani për tani.

Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Përpara se të fle shkoj në tualet, pastroj dhëmbët dhe në fund, një cigare…

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Sapo të zgjohem, shkoj në frigorifer, rrëmbej një kanaçe shveps tonik për të çelur sytë. Marr cigaret, pastaj më vjen më vonë kafja.

Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe fle në ndonjë hotel?
Kur nisem për ndonjë vend, nuk më ka ndodhur kurrë të ndalem në ndonjë hotel. E vetmja arsye pse mund të ndalem në ndonjë hotel gjatë rrugës në rastet kur mund të jem me të dashurin, mund të jetë pak relaks apo ndoshta ndonjë rast flagrant, kur më prishet makina dhe duhet medoemos të ndaloj. Ndonjë rast tjetër, nuk di të jap.

Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: Ç’dreqin dua këtu?
(qesh). S’më ka ndodhur ndonjëherë dhe shpresoj shumë që të mos i ndodhë askujt. Unë përpara se të nisem diku si mysafire, mendohem mirë, dhe nuk kam pse të them çfarë kërkoj unë këtu.

Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Për të qenë e sinqertë, shpesh herë fle edhe në divan, me duket një vend i mirë për të pushuar. Megjithatë, si krevati nuk ka, ai është i pazëvendësueshëm… Duke qenë se prindërit më jetojnë jashtë, jetoj vetëm dhe nuk kam mundësi të fle tek dhoma e tyre.

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.